Klubi i Milanit raportimet se mbrojtësi Leonardo Bonucci është i pakënaqur në San Siro, i ka quajtur “akuza të papranueshme”.
Mediat italiane kanë raportuar të mërkurën se 30-vjeçari është duke u kërkuar nga Manchester City dhe Barcelona.
Bonucci thuhej se është i interesuar të largohet shkaku i sezonit të dobët që është duke e përjetuar Milani, por klubi ka mohuar këto raportime.
“Raportimet për interesimin e klubeve të mëdha janë akuza të papranueshme. Realiteti është se Leo zyrtarisht ka mohuar këto raportime pasi beson në projektin e Milanit dhe këto raportime nuk janë të bazuara. Kapiteni është duke punuar shumë për rikthim nga një pozitë negative”, thuhet në sqarimin e Milanit.
Artikuj të ngjashëm