Pas mesfushorëve Ismael Bennacer e Franck Kessie, skuadrës së Milanit do t’i mungojë edhe Sandro Tonali në ndeshjen kundër Lazios, që është e fundit për këtë vit në Serie A. Kështu, kanë raportuar të hënën mediumet italiane.
Tonali u lëndua në ndeshjen e fundit kundër Sassuolos, të cilën Milani e fitoi 2:1.
Dueli mes Milanit dhe Lazios, do të luhet të mërkurën mbrëma në stadiumin “San Siro”. Krahas Tonalit, edhe Kessie është i lënduar derisa Bennacer nuk do të mund të luajë ndaj Lazios për shkak të suspendimit. Milani, aktualisht është lider në Serie A, me 31 pikë të mbledhura pas 13 ndeshjeve të zhvilluara derisa Lazio renditet i teti në tabelë më dhjetë pikë më pak.
Artikuj të ngjashëm