Milani ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të Villarrealit, Mateo Musacchio.
Mbrojtësi ka kryer testet mjekësore javën e kaluar, por zyrtarizimi i tij është shtyrë deri sot.
Ai ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2021.
Raportohet se te Milani ai është transferuar për 18 milionë euro.