Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani kërkon Erliqin e Spezias

Mbrojtësi i Spezias, Martin Erliq mund të ndërrojë skuadër, por jo edhe kampionat. Siç raporton “calciomercato”, interesim për Erliqin ka shprehur skuadra e Milanit. Erliqi tregoi paraqitje të mirë fundjavën e shkuar në ndeshjen që Spezia e fitoi përballë Milanit me rezultatin 2:0. Ai luajti në këtë ndeshje përkrah mbrojtësit kosovar, Ardian Ismajli.

Mbrojtësi kroat me Spezian ka kontratë deri në qershor të vitit 2024, ndërsa këtë edicion ka shënuar një gol në 15 paraqitje.

Artikuj të ngjashëm