Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani interesohet për Zhegrovën

edon zhegrova, futboll, ac milan, 13 prill, futbolli, sporti kosove, koha

Skuadra e Milanit ka shprehur interesim për reprezentuesin e Kosovës, Edon Zhegrova. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën në sajtin “Calciomercato”.

Bëhet e ditur se krerët e Milanit po e monitorojnë situatën e Zhegrovës te Lille pas paraqitjeve të mira që ka treguar në ndeshjet e fundit.

Zhegrova iu bashkua kampionit në fuqi të Francës në janar nga Baseli dhe deri më tani ka dy gola në gjashtë paraqitje në Ligue 1. 23-vjeçari ka kontratë me Lillen deri në vitin 2026.