Milani ka mposhtur Genoan me rezultat 2 me 1 për të hyrë në top-katërshe të tabelës në Serie A.
Suso shënoi golin e parë të ndeshjes, teksa më pas Romagnoli shënoi autogol për të barazuar rezultatin në 1 me 1. Në fund vetë Romagnoli realizoi gol për Milanin për t’i dhënë tri pikë të reja skuadrës.
Në tabelë, Milani ka 18 pikë në pozitën e katërt, katër pikë prapa Napolit e Interit në pozitat dy dhe tre dhe dhjetë prapa Juves që prin.
Artikuj të ngjashëm