Milani ka shënuar fitore të thellë në rifillim të Serie A. Të hënën mbrëma skuadra e madhe italiane fitoi 4:1 ndaj Lecces, në kuadër të xhiros së 27-të të kampionatit italian.
Samuel Castillejo kaloi Milanin në epërsi në minutën e 26-të. Por rezultati në 1:1 u barazua në minutën e 54-t kur Marco Mancosu realizoi nga penalltia. Vetëm një minutë më vonë Milani ktheu epërsinë falë golit të Giacomo Bonaventuras. Më pas shënuan edhe Ante Rebiq në minutën e 57-të dhe Rafael Leao në minutën e 72-të.
Milani renditet i shtati me 39 pikë. Lecce është e 18-a me 25 pikë.
Në ndeshjen tjetër të së hënës mbrëma, Fiorentina – Brescia, nuk kishte fitues (1:1).
Artikuj të ngjashëm