Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani fiton bindshëm në ndeshjen e parë

Milani ka fituar bindshëm në ndeshjen e parë të 1/16 së finales së Ligës së Evropës përballë Rennesit francez.

Skuadra e madhe italiane fitoi me rezultatin 3:0 dhe është afër avancimit në fazën tjetër.

Ruben Loftus-Cheek në minutën e 32-të dhe të 48-të shënoi dy golat e para, ndërsa Rafael Leao vendosi rezultatin final të takimit. Dueli kthyes luhet pas një jave në Francë.

Në ndeshjet tjera që u zhvilluan nga ora 21:00, Benfica fitoi ndaj Toulouset 2:1, Braga u mposht në shtëpi nga Qarabagu, 4:2 kurse Lensi dhe Freiburgu barazuan pa gola.