Milani e ka nisur me fitore edicionin 2023/2024 të Serie A italiane. Milani fitoi në udhëtim të hënën mbrëma ndaj Bolognas me rezultatin 2:0. Golin e parë për Milanin e shënoi Olivier Giroud në minutën e 11-të. Sulmuesi francez më pas asistoi për Christian Pulishiqin që shënoi gol të bukur nga disantaca.
Pulishiq shënoi në minutën e 21-të. Për 24-vjeçarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte debutim në Serie A me Milanin. Ai u transferua këtë verë nga Chelsea.