Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani e Napoli luajnë për kreun e tabelës

Vetëm disa javë më parë, Milani dhe Napoli ishin të pamposhtur dhe ishin në krye të elitës së futbollit italian.

Por, në javët e fundit, kjo statistikë nuk qëndron më dhe pozitat kanë ndryshuar.

Milani është i dyti me 39 pikë, derisa Napoli është i katërti me 36 pikë.

Milani e ka fituar vetëm një nga 13-të ndeshjet e fundit në Serie A përballë Napolit.

Ajo fitore erdhi në vitin 2020. Ndeshjen e radhës do ta zhvillojnë të dielën në orën 20:45. Ky takim e mbyll edhe xhiron e 18-të në elitën e futbollit të Italisë.

Një tjetër statistikë interesante është se Milani nuk ka fituar në shtëpi përballë Napolit që prej vitit 2014-të, në atë kohë nën drejtimin e trajnerit Filippo Inzaghi.

Njeriu më i rrezikshëm për portën e skuadrës napolitane mbetet Zlatan Ibrahimoviq që ka shënuar katër gola në pesë ndeshjet e fundit kundër kësaj skuadre. Ibrahimoviqi nëse luan, pritet të ketë punë me qendërmbrojtësin dhe kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmanin.

Edhe Ndeshje të vështira për skuadrat e kreut në Serie A Futboll 6 muaj më parë Ndeshje të vështira për skuadrat e kreut në Serie A

Napoli nuk po kalon formë të mirë në xhirot e fundit në Itali. I ka humbur dy ndeshje rresht, por tri disfata të njëpasnjëshme nuk i ka pësuar që prej janarit të vitit të kaluar.

Lorenzo Insigne përballë Milanit ka shënuar gjashtë gola.

Do të jetë edhe përballje interesante mes trajnerëve. Luciano Spalletti i Napolit nuk është mposhtur nga Stefano Pioli në tetë ballafaqime të ndërsjella në Serie A. Ka bilanc prej gjashtë fitoreve dhe dy barazimeve.