Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani e Interi pajtohen ta rrënojnë stadiumin

Skuadra e Milanit dhe Interit janë pajtuar për ta rrënuar në tërësi stadiumin “Giuseppe Meazza” si pjesë e projektit për stadiumin e ri, i cili duhet të jetë gati për sezonin 2027/28, ka njoftuar të premten “Gazzetta dello Sport”.

Milani e Interi janë pajtuar plotësisht për këtë ide, pasi miratuan projektin e quajtur “Katedralja” në fund të vitit të shkuar, i cili tani duhet të kalojë në një debat publik.

Gazeta italiane ka njoftuar se do të ketë dhjetë takime gjatë muajit të ardhshëm kur dy klubet do të shpjegojnë planet e tyre për stadiumin e ri në zonën e San Siros.

Pra, stadiumi aktual do të prishet në sezonin 2027/28 kur stadiumi i ri po planifikohet të jetë gati.