Sipas raportimeve të fundit, Milani dhe Interi presin të gjenerojnë 120.4 milionë euro në sezon nga një stadium i ri, me plane për të filluar ndërtimin në janar të vitit 2024 dhe të hapur atë në shtator të vitit 2027. Dokumentet u prezantuan duke përfshirë raportin e fizibilitetit në këshillin lokal për projektin për të ndërtuar një arenë të re në zonën “San Siro” të Milanos, duke zëvendësuar stadiumin aktual “Giuseppe Meazza.
Të dy klubet shpresojnë të fillojnë punën më 1 janar të vitit 2024 dhe besojnë se do të duhen gjithsej 80 muaj për të kompletuar gjithë infrastrukturën, duke përfshirë zonat për sport, lojë dhe natyrë në zonën përreth. Sipas dokumentit që është publikuar në mediumet italiane, punët do të ndaheshin në dy faza. E para ndërtimi i stadiumit të ri më 12 shtator 2027, ndërsa faza e dytë prishja e stadiumit aktual, duke përdorur këtë zonë si parking nëntokësor, dyqane, restorante, qendër sportive dhe Muzen e Sportit. Kjo do të zgjasë nga shtatori 2027 deri në korrik të vitit 2030.
Stadiumi gjithashtu vë në dukje se klubet presin të gjenerojnë 120.4 milionë euro shtesë për sezon nga të ardhurat nga hapësirat e stadiumit, që është pak më shumë se 123.9 milionë euro të parashikuara në përsëritjen e parë të projektit në nëntorin e vitit 2019. Rreth 80.1 milionë euro do të jenë vetëm nga aktiviteti i stadiumit, duke përfshirë të drejtat e emërtimit, ushqimit dhe pijet, sponsorët, mallrat, parkimi dhe ngjarjet e korporatave.
Kjo nuk përfshinë të ardhurat e ditës së ndeshjes, pra shitjes së biletave. 40/28 milionë euro të tjera vijnë nga strukturat e lidhura me dhe pranë stadiumit, si zëra, një qendër konventash, kompleks, argëtim, shumica e të cilave nuk do të jenë të disponueshme deri në përfundimin e punës në vitin 2030. Në krahasim, në sezonin e fundit të plotë para pandemisë 2018/2019, Milani dhe Interi gjeneruan gjithsej 12.3 milionë euro nga të ardhurat nga Muzeu, turneu i stadiumit, ngjarjet dhe sponsorët.