Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani bën gati dy transferime

Rafael Leao do të kryejë testet mjekësore te Milani të mërkurën, ndërsa mbrojtësi i Flamengos Leo Duarte do të udhëtojë për të kompletuar transferimin e tij.

Kjo javë pritet të sjellë zyrtarizimin e dy transfereve te Milani, pas shitjes së Patrick Cutrones te Wolverhamptoni.

Sulmuesi i Lillet, Leao, do t’i bashkohet klubit për 30 milionë euro plus mbrojtësi Tiago Djalo. Ai pritet të kryejë testet mjekësore të mërkurën, ndërsa mbrojtësi Duarte do të udhëtojë nga Brazili drejt Italisë.

Duarte do të kompletojë të enjten transferimin për 10 milionë euro plus 1 milionë tjera bazuar në bonuse.

Artikuj të ngjashëm