Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani afër transferimit të Calhanoglut

Milani raportohet se është shumë afër që të sigurojë shërbimet e mesfushorit të Bayer Leverkusenit, Hakan Calhanoglut.

Klubi italian besohet se ka arritur marrëveshje me turkun, i cili pritet të kalojë te kuqezinjtë për 20 milionë euro.

Gazetari Gianluca Di Marzio raporton se drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli është shumë afër që të përmbyll marrëveshjen.

Klubi gjerman kërkon 30 milionë euro për shërbimet e tij, derisa Milani ka ofruar 20 milionë plus bonuset.

Artikuj të ngjashëm