Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani afër transferimit të Bakayokos

Milani është në negociata të avancuara për transferimin e mesfushorit të Chelseat, Tiemoue Bakayoko.

Klubi italian po kërkon përforcime në qendrën e mesfushës, pasi drejtori i përgjithshëm Leonardo konfirmoi se transferimi i Sergej Milinkoviq-Saviqit të Lazios është i paarritshëm për shkak të çmimit të lartë.

Tani “Sky” raporton se ekipet po negociojnë për transferimin e Bakayokos në formë huazimi me opsionin për blerje.

23-vjeçari kaloi te “Blutë” verën e shkuar për 45 milionë euro nga Monaco, por dështoi të impresiononte në sezonin debutues.