Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mike Tysoni thotë se boksi sot s’është si më parë

Gjenerata e boksierëve të sotëm nuk e ka ritmin e njëjtë sikur të kohës së artë të Mike Tysonit, dhe ish-kampioni i peshave të rënda ka thënë se personaliteti i dobët në këtë sport, ka ndikuar në rënien e formës së tij dhe në pensionim.

Tysoni që ishte në Mumbai për ta promovuar garën e Ligës Kumite 1 të arteve të përziera marciale, iu tha gazetarëve se do të ishte i rrallë nëse do të ishte boksier ditëve të sotme, transmeton KTV.

Transmetuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë këtë javë se do ta tërheq transmetimin e meçeve nga programi nga viti 2019-të për shkak të rënieve të vlerësimeve, duke e përfunduar lidhjen 45-vjeçare me këtë sport, që niste që prej vitit 1973.

Derisa boksi po pëson rënie, artet e përziera parciale po marrin vëmendje të madhe.

Tyson ka thënë se i ka pëlqyer meçi i vitit të kaluar ndërmjet kampionit të botës në shumë divizione, i pamposhturi Floyd Mayweather JR, kundër kampionit të UFC-së, Conor McGregor.

“Shkoj në UFC gjithë kohë. Ajo ishte ndeshje shumë e mirë dhe u kënaqa shumë”, deklaroi Tyson.

Edhe Tysoni në gjendje jo të mirë shëndetësore Sport Tysoni në gjendje jo të mirë shëndetësore

Tysoni u bë kampioni më i ri i peshave të rënda në vitin 1986 me vetëm 20 vjet, dhe ishte i padiskutueshëm deri kur u mposht nga Buster Douglas në Tokyo në vitin 1990-të.

Ai mbajti tri vjet burg nga gjashtë sa i kishte në total në SHBA, pasi u dënua për përdhunim në vitin 1992, derisa iu kthye ringut në vitin 1995. Dy vjet më vonë erdhi meçi kundër Evander Holyfield, të cilin e kafshoi në vesh.

Meçin e fundit e pati në vitin 2005 kundër britanikut Anthony Joshua, që momentalisht është boksieri më i mirë i peshave të rënda.