Michy Batshuayi i është bashkuar Crystal Palacet nga Chelsea në formë huazimi për një sezon, transmeton KOHA.
Batshuayi, 26 vjeçar, të martën shënoi dy gola për kombëtaren e Belgjikës para se të finalizonte transferimin në klubin nga jugu i Londrës, duke e çuar në 18 numrin e golave me kombëtaren nga 30 ndeshje.
Derisa në nivel klubi ai deri më tani ka realizuar 120 gola në 325 paraqitje, transmeton KOHA.
“Absolutisht jam shumë i emocionuar ta mirëpres Michyn sërish në Crystal Palace. Ai është një lojtar që e kemi admiruar një kohë të gjatë, pasi që është edhe i familjarizuar gjatë kohës së suksesshme këtu”, ka thënë presidenti i klubit, Steve Parish.
Artikuj të ngjashëm