Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle mund ta marrë për trajner Michelin e Gironas

Rezultatet e mira këtë edicion me skuadrën e Gironas në La Liga, kanë bërë që trajneri Michel Sanchez të jetë kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Newcastle Unitedit. “Daily Mail” ka shkruar të enjten se krerët e Newcastlet së shpejti pritet të nisin kontaktet me përfaqësuesit e trajnerit Michel, i cili ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2026.

Te Newcastle, tekniku spanjoll do ta zëvendësonte britanikun Eddie Howe.

Michel është në krye të Gironas prej vitit 2021 dhe këtë edicion ekipi i tij po befason me rezultatet pozitive në kampionatin spanjoll. Aktualisht, Girona është në krye të La Ligas dhe ka pikë të barabarta me skuadrën e Real Madridit pas 19 ndeshjeve të zhvilluara.