Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Michael Schumacher nuk do të zhvendoset në Spanjë”

Disa orë pas lajmit të transferimit të Michael Schumacher nga Zvicra në Majorka, vjen përgënjeshtrimi nga ana e zëdhënëses së familjes të ish-pilotit gjerman të Formula 1.

“Familja Schumacher nuk ka në plan të shkojë në Majorka,” tha Sabine Kehm për AFP.

Duket se prona e madhe e blerë për rreth 30 milionë euro do të përdoret vetëm si një vendbanim veror për bashkëshorten dhe fëmijët e 7 herë kampionit të botës.

Sipas revistës zvicerane “L’Illustre”, Michael Schumacher, i cili pësoi plagë të rënda në kokë pas një aksident me ski në alpet franceze në vitin 2013, do të vazhdonte rekuperimin e tij në një pronë të madhe në lokalitetin Andratx të Majorkës, por vetë familja theu heshtjen tradicionale duke përgënjeshtruar lajmin.

Artikuj të ngjashëm