Legjenda e “Formula I”, Michael Schumacher, ndodhet në gjendje kome që nga aksidenti i vitit 2013, e ndërsa akoma nuk ka informacione të detajuara për të.
Familja e tij bën gjithçka që ta mbajnë larg jetës publike, kështu që askush nuk di asgjë për gjendjen e tij shëndetësore. Fansat e Schumacher janë të hidhëruar për këtë sjellje të familjes së shtatë herë kampionit të “Formula 1”.
Familjarët e Shumaker kanë publikuar disa foto të tij para aksidentit por ky veprim ka bërë që fansat e tij të reagojnë ashpër. Një hap i tillë ka shkaktuar një numër të madh të komenteve negative nga fansat të cilët në fakt presin postime rreth gjendjes së tij shëndetësore.
“ Nuk e kuptojmë familjen e tij që postojnë fotografi të tilla, dhe nuk po bëjnë asgjë publike për gjendjen e tij shëndetësore”, është njëri nga komentet e fansave.
“Fansat duhen të jenë të informuar se si është ai. Ai është njeri publik dhe ka shumë fansa”, shkruan një tjetër.
“Gjithmonë e kam dashur Michael dhe jam shumë i mërzitur që nuk di asgjë në lidhje me të”, ka shkruar një tjetër komentues.
-
4019 ditët e Schumacherit mes jetës dhe vdekjes
-
Dalin detajet nga trajtimi i Schumacherit, po vozitet me Mercedes
-
Familja e Schumacherit planifikon padi për “intervistën” e bërë me inteligjencë artificiale
-
6 vjet mister për Schumacherin, bashkëshortja e tij jep lajmin për legjendën
-
Gruaja e Schumacherit po e fsheh të vërtetën rreth Michaelit, sipas ish-menaxherit