Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Miami nuk mund të ndalë Lakersat

Isaiah Thomas shënoi më së shumti pikë personale këtë sezon, 29 gjithsej, Julius Randle shtoi 25 të tjera dhe Los Angeles Lakers e vazhdoi formën e mirë duke e mposhtur skuadrën Miami Heat, 131:113.

Në çerekun e katërt, kalifornianët shkuan edhe në avantazh prej 22 pikëve dhe nuk e lëshuan epërsinë e krijuar deri në fund. Për Lakers kjo ishte fitorja e parë në shtëpi te Miami që prej 10 shkurtit të vitit 2008.

Te skuadra e Miamit më i dalluari mbi parket ishte Dwayne Wade me 25 pikë kurse slloveni Goran Dragiq shtoi 19 të tjera, por që nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen në këtë përballje.