Goran Dragiq shënoi pikë 15.2 sekonda para fundit, nga 30 sa i pati në total, dhe i dha fitoren skuadrës së tij Miami Heat, përballë Los Angeles Lakers, në “Staples Center”.
Kelly Olynyc erdhi nga banka e rezervistëve dhe shënoi 17 pikë për Miamin, që barazohet me Milwaukeen në Konferencën e Lindjes në vendin e shtatë, për luftën e vendit që dërgon në Play-Off.
Kontribut të madh në fitore dhanë edhe James Johnson me 12, dhe i riu Bam Adebayo me 11 pikë.
Julius Randle, nga ana tjetër, i udhëhoqi kalifornianët me double-double prej 25 pikësh e 12 kërcimesh, por që nuk dolën të mjaftueshme për ta shmangur humbjen.
Artikuj të ngjashëm
-
Bam, Bam Adebayo! Basketbollisti i Miamit shënon 83 pikë në një ndeshje
-
Lakersi fiton derbin e Los Angelesit
-
Donçiqi e barazon rekordin e Wilt Chamberlainit
-
Kampioni e nis me fitore, Lakersit s’i mjafton paraqitja mjeshtërore e Donçiqit
-
Gol e asistim nga Messi për fitoren e parë të Inter Miamit në stadiumin e ri