Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Miami nuk i reziston sulmit të Brooklyn Nets

Me epërsinë prej 16 pikësh në fillim të pjesës së dytë, Brooklyn Nets u mbyll mirë në mbrojtje dhe suksesi ishte i garantuar.

DeMarre Caroll shënoi 26 pikë, Spencer Dinwiddie pati 15, dhe ishin më të mirët te vendësit e Brooklyn Nets që iu gëzuan fitores kundër Miami Heat 101:95.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Brooklyn kështu e ndali serinë e pesë ndeshjeve me disfata në “Barclays Center”, dhe shtatë humbjeve të njëpasnjëshme në shtëpi pikërisht kundër Miamit, transmeton Sporti në KTV.

Miami udhëhiqte 64:48 kur kishin mbetur 8:53 sekonda në përfundim të çerekut të tretë, mirëpo arritën të shënonin vetëm pesë pikë në tërë periodën, dhe Brooklyni më pas u afrua në dy, për të kaluar më pas në epërsi e për të mos e lëshuar fitoren deri në fund te ndeshjes. Whiteside u dallua te mysafirët me 21 pikë e 13-të kërcime.