Sport

Miami avancon, fitore edhe për Memphisin e Phoenixin

Miami Heat ka shkuar në gjysmëfinale të Konferencës së Lindjes pasi e mposhti Atlanta Haëksin, pavarësisht mungesës së Jimmy Butlerit.

Heatit i mungoi një prej koshashënuesve më të mirë në skuadër dhe Kyle Lowry po ashtu i lënduar. Sidoqoftë, arriti të fitojë përballë Hawksit 97:94.

Ishte fitorja e katërt karshi një humbjeje për Heatin.

Miami do të luajë me fituesin ndërmjet Philadelphia 76ers dhe Toronto Raptors. Sixers është në epërsi 3:2.

Victor Oladipo shënoi 23 pikë në fitore.

Në Konferencën e Perëndimit, Memphis Grizzlies krijoi avantazh 3:2 përballë Minnesota Timberëolves, 111:109.

Ja Morant realizoi 30 pikë në total, 18 prej tyre vetëm në çerekun e katërt.

Phoenix Suns po ashtu krijoi avantazhin 3:2 pas pesë ndeshjeve kundër New Orleans Pelicans, falë fitores në shtëpi, 112:97.

Mikal Bridges shënoi 31 pikë për Suns, ndërsa Chris Paul shtoi 22 pikë e 11 asistime.