Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, e ka ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjen e presidentit të ri të klubit. Ai e ka bërë atë të shoqëruar nga djali i tij Thiago.
E ardhmja e argjentinasit ka qenë një nga premtimet kryesore të fushatës elektorale nga kandidatët për president, raporton Marca.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas të dhënave të siguruara nga klubi i Barcelonës, deri në orën 12:00 kanë votuar gjithsej 31,454 anëtarë ose 28.52 për qind.
Joan Laporta, Victor Font dhe Toni Freixa janë tre kandidatët në garë për t’u zgjedhur si pasues i të dorëhequrit, Josep Maria Bartomeu. Ish-presidenti i klubit katalanas, Laporta, është favoriti kryesor për t’i fituar zgjedhjet, sipas sondazheve.