Lionel Messit iu nevojitën vetëm pak sekonda për të shfaqur aftësitë e pakrahasueshme, për të regjistruar debutim të shkëlqyer në Major League Soccer (MLS).
Goli i shkëlqyer i Messit në minutën e 89-të i ndihmoi Inter Miamit të transferuar të merrte fitore 2:0 ndaj New York Red Bulls, të shtunën mbrëma. Skuadra e argjentinasit i dha fund serisë prej 11 ndeshjeve pa fitore në ligë.
“Unë thjesht e zë veten duke e shikuar atë në vend se të kujdesem për detyrat e mia”, ka thënë mbrojtësi i Miamit, Kamal Miller. “Është vështirë të mbetesh i fokusuar kur ke prezencë aq të fuqishme”.
Messi në lojë hyri në minutën e 60-të së bashku me Sergio Busquetsin, bashkëlojtarin e dikurshëm te Barcelona.
Miami avancoi në minutën e 37-të me golin e Diego Gomezit. Aksionin e nisi Jordi Alba, një tjetër ish-lojtar i Barcelonës. Gjashtë lojtarë debutuan në MLS në këtë ndeshje.
Edhe
Gol e asistim nga Messi për fitoren e parë të Inter Miamit në stadiumin e ri
Thirrjet “e duam Messin” nisën që në minutën e gjashtë, ndërsa “Messi, Messi” u thirr edhe më pas.
“Kur e kuptuam se ai nuk do të startojë e kemi ditur se do të ketë tifozë të nervozuar”, ka thënë mbrojtësi i krahut i Miamit, DeAndre Yedlin. “Po të isha fëmijë apo tifoz dhe të isha në ndeshje, do të doja që më i madhi i të gjitha kohërave të luante. Kështu që nuk i fajësoi ata”.
48-vjet pasi Pele iu bashkua skuadrës Neë York Cosmos në një përpjekje për të ngjallë futbollin në SHBA, Messi shkoi gjurmëve të David Beckhamit, Thierry Henryt dhe Zlatan Ibrahimoviq me synimin për ta bërë më të popullarizuar ligën MLS.
Rrugët jashtë stadiumit ishin të mbushura me tifozë dy orë e gjysmë para se të niste ndeshja. Kishte të tillë që shisnin fanella të Messit dhe gjysma e të pranishmëve mbanin fanella të argjentinasit.
Një numër rekord prej 26 mijë e 276 shikuesve ishin në “Red Bull Arena” në ndeshjen e parë të Red Bullit në stadium të stërmbushur në këtë edicion. Në tregun e zi biletat kanë shkuar deri mbi 1000 dollarë.
“Është e pabesueshme kjo që po shohim. Ai ndoshta është i vetmi në botë që mund të ketë këtë respekt dhe këtë pritje në secilin stadium ku paraqitet”, ka theksuar Miller.
Tifozët janë gëzuar kur Messi doli për t’u ngrohur, tre minuta pasi nisi pjesa e dytë. Masa shpërtheu kur trajneri Tata Martino i bëri me shenjë që të bëhet gati për lojë.
Messi, Busquets dhe Alba ishin një klasë mbi të tjerët.
Edhe
S’ndalet Messi, shënon tjetër gol për Inter Miamin
“Ata as që duhet të mendojnë se ku do të jetë tjetri. Ata e dinë se ku e dëshirojnë topin dy të tjerët”, thotë Miller.