Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi shkëlqen në fitoren ndaj Sociedadit

Barcelona ka shënuar fitore prej 3 me 2 në Camp Nou ndaj Real Sociedadit.

Ishte Leo Messi ai që shkëlqeu në këtë përballje duke shënuar dy herë, transmeton Koha.net. Ai shënoi dy golat e parë në minutat 17 dhe 37.

Umtiti ngushtoi epërsinë e Barcelonës duke shënuar autogol në minutën e 42.

Por, Barcelona shënoi edhe njëherë përmes Pacos në minutën e 44, pas asistimit nga Messi.

Dhe pas dy minutave Prieto shënoi golin e fundit në këtë përballje.

Edhe Barcelona shkëlqen në ndeshjen rekorde të Messit Sport Barcelona shkëlqen në ndeshjen rekorde të Messit

Barcelona vazhdon të jetë në luftë për titull me 72 pikë, 3 më pak se Reali që ka një ndeshje më pak.

Kurse Sociedadi në vendin e shtatë ka 52 pikë.