Inter Miami e ka nisur me fitore kampionatin e ri në ligën MLS të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa Lionel Messi ka shkëlqyer në fitoren 2:0.
Inter Miami e mposhti skuadrën Real Salt Lake, kurse superylli argjentinas pati ndikim në të dy golat e shënuara nga skuadra vendëse të mërkurën.
Ai asistoi në golin e parë që e shënoi Robert Taylor në minutën e 39-të.
Messi really chipped a player who was down injured ? pic.twitter.com/BN3fpsDjxy
— B/R Football (@brfootball) February 22, 2024
Messi, 36-vjeçar, bashkëveproi me Luis Suarezin, i cili më pas asistoi për Diego Gomezin në minutën e 83-të.
Fituesi i Kupës së Botës 2022 mungoi në fundin e edicionit të kaluar, ndërsa në fillim të muajit shkurt nuk luajti në Hong Kong për shkak të një lëndimi.