Argjentina është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës pas fitores bindëse 3:0 ndaj Ekuadorit.
Këtë takim shkëlqeu Leo Messi, i cili dha dy asiste dhe shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.
Messi asistoi te Rodrigo de Paul në minutën e 40-të, më pas te Lautaro në minutën e 84-të dhe pastaj e realizoi vet një gol në minutat e fundit.
Argjentina në gjysmëfinale do të takohet me Kolumbinë.