Lionel Messi nuk ka të ndalur në SHBA. Në ndeshjen e tretë rresht, argjentinasi i ka shënuar dy gola për Inter Miamin.
Inter Miami, të dielën mbrëma, fitoi me penallti ndaj Dallasit, pas rezultatit të barabartë prej 4:4. Me këtë fitore, Inter Miami avancoi në çerekfinale të Leagues Cup, një garë e skuadrave të SHBA-së dhe të Meksikës.
36-vjeçari deri më tani ka luajtur vetëm në këtë garë. Debutoi me gol ndaj Cruz Azul më 22 korrik. Shënoi dy gola në fitoren 4:0 të Inter Miamit ndaj Atlanta Utd më 26 korrik. Dy gola i shënoi në fitoren 3:1 të inter Miamit ndaj Orlando City, më 3 gusht. Dhe vazhdoi me dy gola në fitoren me penallti ndaj Dallasit.
Ndër të tjera, Messi shënoi supergol në minutën e 85-të për ta barazuar rezultatin. Messi realizoi edhe penalltinë, ndërsa Inter Miami fitoi 5:3 në goditjet nga pika e bardhë.
Ndeshjen çerekfinale, Inter Miami e luan më 11 gusht.
Edhe
S’ndalet Messi, dy gola të tjerë plus asistim
“Në çdo skuadër karakteri është i rëndësishëm. Mendoj se e kemi shfaqur këtë. Kemi bërë shumë gabime, por kemi shfaqur karakterin e skuadrës dhe kjo na dha shansin”, ka thënë trajneri i Inter Miamit, Gerardo “Tata” Martino.
“Jemi shumë të lumtur me rezultatin dhe me fitoren që na ndihmon të vazhdojmë të zhvillohemi”, ka shtuar Martino.
Te Dallasi kanë pranuar ndikimin e madh të Messit në ndeshje. Goli nga goditja e dënimit ishte më i bukuri i tij deri më tani në SHBA.
“Nuk ka shumë për të thënë. Të gjithë e shohin këtë. Qartë se një goditje dënimi afër zonës për të është si penallti për lojtarët e tjerë”, ka thënë Nico Esteves, trajner i Dallasit.
Për Messin ishte ndeshja e parë në udhëtim me Inter Miamin dhe hera e parë që skuadra ishte në disavantazh prej se argjentinasi ka arritur. Po ashtu, për herë të parë Messi, Sergio Busquets dhe Jordi Alba kanë startuar tek Inter Miami. Kjo treshe ka shkëlqyer për shumë vjet te Barcelona. Alba kontribuoi me dy asistime.
Edhe
Messi i shënon edhe dy gola në SHBA
Ky është edicioni i tretë i Leagues Cup. Është ky një turne i skuadrave të MLS-së dhe Liga MX të Meksikës, që zhvillohet në mes të edicionit. Ky turne nisi më 21 korrik dhe përfundon më 19 gusht. Me transferimin e Messit në Inter Miami edhe ky turne është bërë shumë i njohur për botën e futbollit.
HE DID IT AGAIN. ?
— Major League Soccer (@MLS) August 7, 2023
LEO MESSI. FREE KICK. EQUALIZER. 4-4. pic.twitter.com/Yh1TXFDENH