Lionel Messi raportohet se është shprehur i zhgënjyer me Barcelonën që dëshiron rikthimin e Gerard Deulofeut.
23-vjeçari dy vjetët e fundit ishte i huazuar te Evertoni dhe Milani dhe besohet se trajneri i ri i Barçës, Ernesto Valverde dëshiron të aktivizojë klauzolën prej 12 milionë eurove për rikthimin e tij.
Sipas Don Balon, Messi është i zhgënjyer me lajmin pasi beson se klubi duhet të përqendrohet në transferimin e Hector Bellerinit dhe Marco Verrattit.