Lionel Messi do të mbetet pjesë e Paris Saint-Germainit.
Mediat franceze kanë bërë të ditur se ylli argjentinas do ta respektojë kontratën me parisienët, që i skadon në vitin 2023.
Messi thuhet se ua ka bërë me dije drejtuesve të klubit se nuk e ka ndërmend të largohet dhe se është i lumtur te PSG-ja.
34-vjeçari ka opsion vazhdimin e kontratës edhe për një vit tjetër dhe palët do të nisin bisedimet së shpejti.
Këtë edicion, në të gjitha garat, Messi ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë 11 asistime.