Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi në negociata për ta mbyllur karrierën në MLS

Ylli argjentinas, Lionel Messi sipas të gjitha gjasave do ta mbyll karrierën në MLS, kanë raportuar të dielën mediumet e huaja. Bëhet e ditur se pronari i ekipit amerikan Inter Miami, David Beckham po mundohet ta bind Messin që të transferohet në MLS në vitin 2023, kur edhe i skadon kontrata me Paris Saint-Germainin.

Messi këtë muaj iu bashkua PSG-së si lojtar i lirë pas largimit nga Barcelona dhe firmosi kontratë dyvjeçare me ekipin francez, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Ai ende nuk ka debutuar me PSG-në, gjë që pritet ta bëjë të dielën e ardhshme në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligue 1, kundër Reimsit.