Sport

Messi mungon ndaj Bilbaos

Foto: Reuters

Lionel Messi me shumë gjasë do të mungojë në ndeshjen hapëse të La Ligas, ndaj Atletico Bilbaos.

Lajmi është konfirmuar edhe nga trajneri Ernesto Valverde, transmeton KTV.

“Messi ka nisur fazën e rikuperimit dhe nuk e di nëse do të jetë gati për ndeshjen e parë në La Liga”, deklaroi Valverde.

Ylli argjentinas pësoi një lëndim në muskulin e këmbës së djathtë në stërvitjen ndaj Barcelonës, duke ia pamundësuar të udhëtoj me ekipin në ndeshjet para-sezonale në SHBA.