Lionel Messi mund të largohet nga Paris Saint-Germain. Sipas “AS”, ylli argjentinas nuk është i kënaqur te klubi francez. Messi nuk ka arritur të ambientohet në Paris dhe mund të largohet nga Franca.
Skuadra amerikane, Inter Miami, po punon për ta sjellë Messin në MLS tashmë këtë verë.
Drejtuesit e klubit amerikan do të dërgojnë një ofertë në drejtim të PSG-së për yllin argjentinas.
Interi Miami do të nisë bisedimet edhe me menaxherin e lojtarit që do t’i ofrojë pagë të lartë për ta bindur të transferohet në SHBA.
Artikuj të ngjashëm