Çmimi i lojtarit më të mirë të FIFA-s për vitin 2023 do të jetë një tjetër garë mes Lionel Messit, Kylian Mbappes dhe Erling Haalandit. FIFA shpalli listën e ngushtë të enjten me të njëjtit tre të parët në votim si për çmimin e “Topit të Artë”, që Messi fitoi në muajin tetor. Megjithëse periudha e votimit për “Topin e Artë”, përfshinte kupën e botës “Katari 2022” të fituar nga Argjentina e frymëzuar nga Messi, ai tashmë ka fituar çmimin e shtatë të FIFA-s në karrierë në shkurt që shpërbleu paraqitjet e tij fituese për titullin e kampionit në Katar.
Ndërkohë, lista e ngushtë e futbollisteve më të mira përmban dy fituese të Kupës së Botës 2023, Aitana Bonmati dhe Jenni Hermoso nga Spanja, plus Linda Caicedo nga Kolumbia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇmimi i FIFA-s për vitin 2023 te futbollistët përfshin edicionin fantastik të sulmuesit Erling Haaland, i cili ndihmoi Cityn ta fitojë “tripletën” pas triumfit në Ligën e Kampionëve, Premier League dhe Kupën FA. Në fakt, Haaland u shpall lojtari më i mirë i sezonit të shkuar nga UEFA në muajin tetor, por për “Topin e Artë” mbeti prapa Messit. Messi dhe Mbappe fituan titullin e kampionit në ligën franceze me Paris Saint-Germainin, i cili u eliminua nga Liga e Kampionëve në 1/8 e finales. Messi më pas iu bashkua Inter Miamit, që bën gara në MLS të SHBA-së dhe shpejt ndihmoi skuadrën ta fitonte Kupën e Ligës.
Bonmati gjithashtu fitoi “Topin e Artë” për femra në tetor plus një çmim të UEFA-s në gusht si futbollistja më e mirë në Evropë për edicionin e kaluar. Ajo gjithashtu ndihmoi Barcelonën të fitonte Ligën e Kampionëve për futbolliste dhe ligën spanjolle. Bonmati përdori fjalimin e saj të pranimit të çmimit në gusht për të mbështetur bashkëlojtaren Hermoso, e cila u puth në buzë pa pëlqimin e saj nga presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales në ceremoninë e trofeut të Kupës së Botës në Sydney të Australisë. Rubiales përfundimisht dha dorëheqjen tri javë pas finales së 20 gushtit dhe shkaku i këtyre pasojave u shkarkua edhe selektori i Spanjës, Jorge Vilda. Vilda u la jashtë votimit të FIFA-s për çmimin e trajnerit në futbollin e femrave.
Në listën e ngushtë për trajnerë të vitit nga FIFA, konkurrentët kryesorë për këtë çmim janë Pep Guardiola dhe Jonatan Giraldez. Guardiola e udhëhoqi Manchester Cityn drejt “tripletës” edicionin e kaluar dhe është në mesin e tre kandidatëve me Simone Inzaghin dhe Luciano Spalletti për çmimin e trajnerit më të mirë të FIFA-s në futbollin e meshkujve. Inzaghi e çoi Interin në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Cityt dhe Spalletti udhëhoqi Napolin drejt titullit të parë të Serie A pas 33 vjetësh.
Giraldez kryeson listën e kandidatëve për çmimin e trajnerit më të mirë në futbollin e femrave pasi Barcelona fitoi ligën spanjolle, më pas titullin evropian duke eliminuar Chelsean në gjysmëfinale. Emma Hayes e Chelseat, skuadra e së cilës fitoi dyfishin e titullit dhe kupën në Angli, është pjesë e kësaj liste së bashku me Sarina Wiegmanin, përzgjedhëse e Anglisë, që humbi në finalen e Kupës së Botës për futbolliste nga Spanja. Hayes, e cila do të drejtojë SHBA-në sezonin e ardhshëm, fitoi çmimin e FIFA-s në vitin 2021 dhe Wiegman është tri herë fituese në këtë kategori.
Ceremonia e FIFA-s është më datën 15 janar në Londër. Votimi për më të mirin e këtij çmimi bëhet nga kapitenët dhe trajnerët e ekipeve kombëtare, gazetarët e përzgjedhur plus tifozët përmes që votuan në një sondazh në internet që u mbyll në tetor.