Sport

Messi, lojtari më i mirë i shkurtit në La Liga

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është shpallur lojtari më i mirë i muajit shkurt në La Liga.

Argjentinasi shënoi shtatë gola dhe dhuroi dy asistime në pesë paraqitje për “blaugranan” këtë muaj.

Të gjitha këto suksese ai i arriti në duelet kundër Real Betisit, Deportivo Alavesit, Cadizit, Elches dhe Sevillas.

Youssef En-Nesyri i Sevillas e fitoi të njëjtin çmim për muajin janar.