Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi po vazhdon me paraqitje impresive. Pasi udhëhoqi Argjentinën drejt fitores ndaj Italisë, Messi po shkëlqen në miqësoren ndaj Estonisë. Ndeshja është ende duke u luajtur, por Messi ka kompletuar “hat-trickun”.
Ai realizoi në minutën e tetë nga pika e bardhë për 1:0. Golin e dytë e shënoi në minutën e 45-të, ndërsa për 3:0 realizoi në minutën e 47-të.
Messi tashmë ka realizuar gola ndaj 30 përfaqësueseve të ndryshme.