Argjentina pas humbjes befasuese në xhiron e parë nga Arabia Saudite, arriti të shtunën ta mposht Meksikën 2:0 për të bërë një hap drejt avancimit nga faza e grupeve. Pas ndeshjes me Meksikën, futbollistët e Argjentinës e kanë festuar fitoren me këngë në zhveshtore.
Megjithatë, janë publikuar disa incizime nga kjo festë, ku në njërën prej tyre shihet Messi, i cili e shkel fanellën e Meksikës.
Ky veprim i Messit ka zemëruar meksikanët, ndërsa më i zhurmshmi ishte boksieri Cancelo Alvarez. Alvarez tashmë e ka kërcënuar Messin, i cili shënoi golin e epërsisë në fitoren kundër Meksikën.
“Pashë Messin duke pastruar dyshemenë me fanellën dhe flamurin tonë. Duhet t’i lutet Zotit që mos ta takoj. Ashtu siç unë e respektoj Argjentinën, edhe ai duhet ta respektoj Meksikën. Nuk po flas për të gjithë argjentinasit, por vetëm për këtë veprim që Messi e bëri në zhveshtore dhe e pamë të gjithë”, ka porositur Alvarez.