Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Messi ka nënshkruar kontratën e re me Barçën”

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka thënë se Lionel Messi ka nënshkruar kontratë të re me Barcelonën.

“Blaugranët” nuk kanë konfirmuar ende asgjë, por Tebas ka insistuar se ai ka marrë veshë se argjentinasi e ka vazhduar kontratën me skuadrën nga “Camp Nou”, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Messi e ka rinovuar kontratën. Kjo është zyrtare, kontrata është e nënshkruar, dhe vetëm pritet që kjo të bëhet e ditur për të gjithë. Nëse nuk më kanë gënjyer, atëherë kjo punë është e kryer”, ka thënë Tebas.

Kontrata aktuale e 30 vjeçarit skadon në vitin 2018, dhe mediat vazhdojnë të spekulojnë se ai mund të largohet nga skuadra spanjolle, duke marrë parasysh se skuadrat e pasura si Manchester City dhe PSG, janë të gatshme t’i ofrojnë paga ‘astronomike’ atij.