Lionel Messi pushtoi të gjitha ballinat botërore të mërkurën mbrëma kur realizoi golin e tij të 100-të në garat evropiane, duke ndihmuar Barcelonën të mposhtë 3:1 në "Camp Nou" Olympiacosin në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan sot Koha Ditore.
Ai shënoi në minutën e 61-të nga gjuajtja e lirë për të përforcuar Barcelonën në krye të Grupit D me nëntë pikë të mbledhura pas tri ndeshjeve të zhvilluara. Por, gjatë ndeshjes ishte një moment që u ka ikur gati të gjithëve që ishin në fushë e tribuna, pos kameramanëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë minutën e dhjetë të ndeshjes, Messi u përkul për të nxjerrë diçka nga çorapët e tij dhe menjëherë e futi në gojë. Ishte e pamundur të thuhej se çfarë ishte ajo që Messi e përpiu me gjithë kamerat e shumta. Mirëpo, mediumet spanjolle një ditë pas ndeshjes kanë zbuluar të vërtetën, duke i dhënë fund këtij misteri.
Gazeta "Sport" ka raportuar se gjëja që Messi e futi në gojë ishte një tabletë glukoze. Sipas gazetës, kjo është koha më e mirë për të marrë tabletën, duke pasur parasysh se pas 15 minutave lojë, muskujt fillojnë të zgjatën. Kjo tabletë është e zakonshme jo vetëm për futbollistët, por te të gjithë sportistët edhe pse deri më tash asnjëherë nuk është parë të merret gjatë ndeshjes. Shumica e lojtarëve këto tableta i marrin menjëherë para nxehjeve apo para fillimit të ndeshjes.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.