Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi po vazhdon me magjinë e tij

Një komentues e quajti një gjuajtje të lirë në stil “Panenka”, një gjë që edhe vet Lionel Messi nuk kishte realizuar më herët. Të tjerët debatuan nëse duhej t'i regjistrohej goli Messit, pasi koka e Victor Sanchezit të Espanyolit e preku topin para se të përfundonte në rrjetë.

Mirëpo në cilëndo mënyrë gjuajtja e lirë e Messit përfundoi në rrjetë dhe ishte gol për Barcelonën në minutën e 71-të. Ai gol vendosi themelet për fitoren 2:0 të Barcelonës në derbin lokal të shtunën ndaj Espanyolit. Messi realizoi edhe golin e dytë në minutën e 89-të, transmeton “Koha Ditore”.

Me dy golat e shënuar ai ka arritur në shifrën e 41 golave në të gjitha garat këtë stinor. Është stinori i dhjetë me radhë që Messi e arrinë këtë shifër të golave. Vetëm në La Liga ai ka 31 gola, duke kryesuar dukshëm në listën e shënuesve.

“Messi mund të paraqitet në çdo moment dhe në e dimë tashmë për efikasitetin e tij nga pozitat standarde. Pavarësisht se sa stërvitim, ne nuk mund të parashikojmë se çfarë do të bëjnë rivalët për të ndalur atë. Nuk e dimë nëse do të shtrijnë dikë përtokë për të bllokuar gjuajtjen, apo do të vendosin dikë prapa murit. Është një gjë që ndodh brenda fraksionit të sekondës, Messi vendos se çfarë të bëjë dhe gjithmonë del i saktë. Ai ka krijuar psikozë në skuadrat rivale dhe kjo është shumë mirë për ne”, ka thënë trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)