Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi e Neymari në formë para udhëtimit te Bresti

Lionel Messi është parë në formë të shkëlqyer të enjten. Ylli argjentinas ende nuk dihet nëse do të debutojë për Paris Saint-Germainin që do të luajë të premten në udhëtim te Bresti të premten.

Messi u la jashtë skuadrës të shtunën e kaluar kur parisienët fituan ndaj Starsbourgut 4:2.

E për debutimin e tij nuk është i sigurt as Mauricio Pochettino.

“Ende jemi duke e analizuar nëse Messi do të jetë pjesë e grupit apo jo. Ai sjellë energji pozitive, integrimi i tij është i mirë dhe jemi shumë të lumtur për atë që po bën ai për momentin. Ambientimi i tij ka qenë shumë i shpejtë me lojtarët e rinj”, ka thënë Pochettino në konferencën për shtyp të enjten kur u pyet për Messin.

Përderisa njëri yll ka ardhur nga Spanja, një tjetër mund të shkojë në drejtim të kundërt pasi Real Madridi është duke synuar transferimin e Kylian Mbappes.

“E dimë se ata e duan lojtarin tonë dhe ne duam që ai të qëndrojë te Paris Saint-Germaini, por Kyliani është i qetë”, theksoi Pochettino.