Sport

Messi e kalon Shaqirin për përfitime financiare

Transferimi i Lionel Messit tek Inter Miami në ligën MLS në SHBA ka bërë që të ketë ndryshime në listën e lojtarëve që përfitojnë më së shumti në këtë ligë. Në elitën e futbollit amerikan para transferimit të Messit më i paguari ishte Xherdan Shaqiri, ish-futbollisti i Liverpoolit e Bayern Munichut.

Shaqiri për edicionin e vitit 2023 raportohej se do të fitojë rreth 8 milionë euro. Ndërkohë, kontrata e Messit raportohet se vlen rreth 116 milionë euro.

Messi ka edhe një kontratë me brendin e veshmbathjeve Adidas, si dhe me kompaninë Apple. 31-vjeçari Shaqiri është pjesë e Chicago Fire. Në 15 ndeshjet e këtij edicioni Shaqiri ka realizuar katër asistime.