Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi bëhet lojtari i Barcelonës me më së shumti paraqitje në La Liga

Foto: AP

Lionel Messi është bërë lojtari i Barcelonës me më së shumti paraqitje në La Ligan spanjolle.

Messi është duke luajtur titullar sot në ndeshjen që Barça po e zhvillon kundër Cadizit. Për Messin kjo është ndeshja e 506-të në La Liga me Barcelonën, duke e kaluar rekordin e Xavi Hernandezit prej 505 paraqitjeve.

Ndërkohë Sergio Busquets është bërë lojtari i katërt i Barcelonës që ka arritur në shifrën e 400 ndeshjeve në La Liga, pas Messit, Xavit dhe Andres Iniestas. Iniesta kishte 442 ndeshje në La Liga me Barcelonën.