Sport

Mësoi se i ka vdekur nëna, por vendosi të luajë mes lotësh

Issiaga Sylla, mbrojtësi i majtë 29-vjeçar i Guinesë dhe Montpellierit në Francë, ka zënë pozitën e tij të zakonshme në fushë në ndeshjen ndaj Nantesit.

Kjo nuk do ta befasonte askënd dhe për të nuk do të ishte e pazakontë sikur të mos mësonte vetëm disa orë para ndeshjes që i ka vdekur nëna.

Përkundër lajmit të rëndë, Sylla ka vrapuar në terren para fillimit të ndeshjes dhe ka kompletuar takimin në fitoren 3:0.

Edhe një ditë pas ndeshjes, po komentohen skenat prej saj, shkruan “index.hr”. Sylla ishte në lot, ndërsa përkrahje i dhanë të gjithë bashkëlojtarët.