Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mesazhi interesant i Batistutas për Messin

Legjenda e Fiorentinës dhe Argjentinës në futboll, Gabriel Omar Batistuta, ka dërguar një mesazh në rrjetet sociale për Lionel Messin, pasi futbollisti i Paris Saint-Germainit, e barazoi rekordin e tij në Kupë të Botës.

Messi dhe Batistita kanë nga 10 gola të realizuar në turneun më të madh në futboll.

Megjithatë, Batistutës i janë dashur vetëm 12 ndeshje për ta arritur këtë shifër të golave, ndërsa Messit 24 ndeshje në karrierë në Botëror.

“Urime i dashur Leo. E kam mbajtur këtë rekord për 20 vjetët e fundit dhe tani është nder që ta ndaj me ty dhe shpresoj me gjithë zemrën që ta kalosh atë në ndeshjen e ardhshme”, ka shkruar Batistuta në “Instagram”.

Messi asistoi, shënoi një penallti dhe ishte prej meritorëve më të mëdhenj për kalimin e Argjentinës në gjysmëfinale të Botërorit.