Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mertens vendimtar në fitoren e Galatasarayt

Dries Mertens ka qenë vendimtar në fitoren e vështirë të Galatasarayt para shikuesve të vet kundër Kayserisporit.

Ai shënoi golin e dytë nga penalltia në minutën e 86-të, ndërsa asistoi për golin e parë të shënuar nga Victor Nelsson në minutën e 26-të.

Për ekipin mysafir golin e vetëm e realizoi Aylton Boa Morte në minutën e 57-të. Ndeshja i takoi javës së 20-të dhe u zhvillua të hënën.

Galata është forcuar në vendin e dytë me 51 pikë, derisa Kayeseri është në vendin e tetë me 29 pikë.

Artikuj të ngjashëm