Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mertens mendon largimin nga Napoli

Ylli belg, Dries Mertens mund t’i jep fund aventurës me Napolin në fund të stinorit.

Mertens ka qenë sulmuesi kryesor i Napolit në sezonet e fundit, por reprezentuesi i Belgjikës mund të largohet nga Serie A në fund të këtij stinori.

Skuadrat e mëdha evropiane janë vënë në garë për të transferuar belgun, transmeton kp.

Në njërin krah Atletico Madrid dhe në krahun tjetër dy klubet angleze, Manchester United dhe Arsenalit, janë më të interesuarit për 30-vjeçarin.

Mungesa e titujve me Napolin, por edhe rikuperimi i Arkadius Milik, që pritet të marrë vendin në sulm, kanë bërë që Mertens të bindet për t’u larguar nga Napoli në fund të këtij sezoni.

Artikuj të ngjashëm