Mentor Shabani i KPP Ahmet Hoxha në Ferizaj dhe Linda Zeqiri e KPP Drita nga Gjilani, janë shpallur më të dalluarit e sportit të pingpongut për vitin 2018, nga Federata e Pingpongut e Kosovës.
Çmimi i ekipit më të mirë të vitit i takoi KPP Ahmet Hoxha. Ekipi më i mirë për juniorë u zgjodh “Lidhja e Prizrenit”, transmeton KTV.
Ekipi më i mirë te senioret u shpall Drita, kurse te meshkujt, Lidhja e Prizrenit.
Në ceremoninë e ndarjes së më të dalluarve i pranishëm ishte kryetari i FPPK-së, Nehat Çitaku, që përmendi të arriturat e pingpongut për vitin që lamë pas.
Epiteti i trajnerit më të mirë të vitit i takoi Yll Malokut nga Ferizaj, ndërsa në fund u ndanë edhe mirënjohje për kontribuuesit e pingpongut kosovar.
-
Lidhja e Prizrenit dhe Drita, kampionë në ping-pong
-
“KVPP Prizreni”, shembull i suksesit dhe multietnicitetit në sportin e pingpongut
-
Përcaktohet renditja e top 8 juniorëve më të mirë në pingpong, te meshkujt dhe femrat
-
Prishtina, Drita dhe Lidhja e Prizrenit fitues të Kupës së Kosovës në pingpong
-
Linda, kampionia “e persekutuar” për një deklaratë